Kurti 'prishet' me ambasadorët në veri, 'ndreqet' me Lajçakun në Bratislavë

Kurti 'prishet' me ambasadorët në veri, 'ndreqet' me Lajçakun në Bratislavë

14:04, 29/05/2023

Grupe qytetarësh serbë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it që nga orët e para të mëngjesit kanë shtuar praninë në të tria komunat. Deri tani për këtë situatë nuk e ka thënë as edhe një fjalë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Por, nuk dihet nëse Kurti gjendet në Kosovë apo jo. Derisa në Bratislavë po mbahet Forumi Globsec Bratislava Forum 2023, në uebfaqen e tyre bëhet e ditur se në këtë forum do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

    Siç bëhet e ditur, Kurti do të marrë pjesë në një panel me ndërmjetësin Mirosllav Lajçak të titulluar “E shkrirë? Ballkani Perëndimor dhe Rruga drejt Brukselit”.

    Aty do të jenë edhe ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe me ish-kryeministrin bullgar, Kiril Petkov. Në anën tjetër, edhe dy kryetarët e komunave veriore nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme e kanë bojkotuar takimin e thirrur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, të pranishëm ishin ata nga partia opozitare, PDK.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco