Krasniqi bën homazhe në Reçak: Vrasja e 45 civilëve ishte krim kundër njerëzimit

Krasniqi bën homazhe në Reçak: Vrasja e 45 civilëve ishte krim kundër njerëzimit

11:32, 15/01/2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Reçak, në 24-vjetorin e masakrës, që ai thotë se dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se vrasja e 45 civilëve në Reçak ishte krim kundër njerëzimit.

  • Postimi i plotë:

Masakra e Reçakut, 24 vjet më parë, dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë.

Vrasja e 45 civilëve në Reçak, në gjaktftohësi dhe me paramendim, ishte krim kundër njerëzimit – çka me të drejtë e cilësoi edhe Ambasadori William Walker.

Krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë dhe për to nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend.

Sot, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak për të kujtuar viktimat e kësaj masakre.

Lavdi të përjetshme martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco