Në Ambasadën e Kosovës në Shkup përurohet busti i Nënë Terezës

Në Ambasadën e Kosovës në Shkup përurohet busti i Nënë Terezës

10:14, 12/09/2023

Në Ambasadën e Kosovës në Shkup, të hënën më 11 shtator, u përurua busti i Nënë Terezës, shkruan Reporteri.net.

Këtë e kumtoi sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Facebook.

“Bashkë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përuruam dje në Ambasadën e Kosovës në Shkup bustin e shenjtores sonë, Nënë Terezës, e cila është simbol i miqësisë ndërmjet popujve e shteteve”, shkroi Osmani.

“Zemërgjerësia e saj tejkaloi fetë, kombet dhe statuset shoqërore, duke bashkuar njerëzit nën flamurin e dhembshurisë dhe humanizmit. Ky bust është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit”, përfundoi Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco