46 kadetë të rinj i bashkohen Shërbimit Korrektues

46 kadetë të rinj i bashkohen Shërbimit Korrektues

18:37, 27/01/2023

Në ceremoninë e organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, zyrtarisht 46 kadetë pranuan detyrën e zyrtarit korrektues.

Sipas MD-së, pas një trajnimi 7 mujor, këta kadetë u vlerësuan të aftësuar për të marrë përsipër këtë detyrë të rëndësishme për qendrat korrektuese.

Ministrja Haxhiu, duke iu drejtuar kadetëve të rinj, kërkoi nga ata të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë në mënyrë që të krijojnë në institucionet korrektuese një ambient edhe më të mirë të trajtimit me profesionalizëm të punës dhe detyrave që do të bartin.

Duke inkurajuar drejt avancimit të shërbimit korrektues, ministrja Haxhiu tha se gjeneratat e reja duhet të shërbejnë si avancim i praktikave të detyrës së kryer me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco