Ja si reagoi Xhafer Shatri për vrasjet e luftës dhe Prontomafinë

Ja si reagoi Xhafer Shatri për vrasjet e luftës dhe Prontomafinë

14:59, 06/05/2019

Xhafer Shatri, ka reaguar pas pubikimit të një shkrimi se kinse është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale.

Ai tregon se me 5 maj portali “www. lajmi. net“ paskësh publikuar një shpifje se unë jam ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale. Dhe se kjo qenka e treta herë që unë paskam dëshmuar! Këtë shpifje pastaj e paskësh publikuar edhe gazeta “Zeri“.

Kjo është një gënjeshtër e kulluar e shpërndarë nga kanalizimi i pistë i ShIK-ut. Shef i këtij kanalizimi qe 20 vjet është kelbaçi Elmi Reçica, shefi organizativ i Prontomafisë, përndryshe gjatë viteve tetëdhjetë, argat i zellshëm i Zoran Mijatoviqit, njërit prej baronëve madhor të UDB-ës.

“E them me përgjegjësi të plotë morale dhe penale se unë asnjëherë nuk jam thirr dhe nuk kam dëshmuar para cilës do qoftë gjykate, pos kur kam dëshmuar në Bruksel, kundër vrasësve të mikut tim, Enver Hadrit, nëntor 2016 dhe natyrisht kur më kanë nxjerrë duarlidhur para gjykatave serbe dhe më kanë dënuar me 12 vjet burg”, tha Shatri.

Ai tregon se nuk ka çka të dëshmoj para Gjykatës Speciale, sepse nuk isha aty kur u vra duarlidhur Behadin Allaqi, nuk ishte aty kur u vra Ilir Konushevci, nuk ishte aty kur u vra Ahmet Krasniqi, as kur u vra Enver Maloku, nuk e kam paralajmëruar policinë serbe se kur do ta sulmojë stacionin e saj Adrian Krasniqi, nuk kam intriguar kundër Adem Jasharit, nuk kam qitë në prite djem të Kosovës nëpër kufij, nuk ia kam futur Kosovës flakën më 2004.

“I kam dhënë Kosovës çdo gjë që kisha, vjetët më të mira të jetës dhe nuk i kam kërkuar as nuk i kam marrë asgjë!”, tha ai

Sipas tij për më tepër gjatë gjithë pas luftës, përmës shkrimeve jam prononcuar pa ekuivok për shtet ligjor, për rend demokratik, për sistem të mirëfilltë të drejtësisë. Mbetem pranë asaj se oborrin tonë dhe bërllokun tonë e kemi për detyrë ta fshijmë ne vetë e jo të tjerët, kushdo qofshin ata.

“E kam thënë, e kam shkruar dhe e përsëris se bërlloku me i madh i Kosovës aktualisht është në krye te shtetit, në kupolën që njihet si Prontomafi”, tha Xhafer Shatri.

Ndërkaq, shkaku i kësaj shpifjeje është blogu im, xhafershatri.info, ku kam denoncuar përpjekjet e Hashim Thaçit me shokë për ndarjen e Kosovës, ndërsa tash së fundi kam publikuar në disa vazhdime një analizë shteruese për procesin gjyqësor e politik që po mbahet prej një viti në Prishtinë, kundër Sadri Ramabajës etj. Në këtë analizë kam ardhur te përfundimi se ky është një proces i kurdisur nga shefat e Prontomafise dhe se atentati terrorist kundër Azem Vllasit është një komplot i kurdisur nga funksionar të shtetit, të emëruar aty dhe të urdhëruar drejtpërdrejt nga shtatmadhoria e Prontomafisë. Dhe se në këtë procedurë të turpshme Elmi Reçica ka një rol qenësor.

Vlen të përmendi se këtë shpifje portali lajmi.net e ka shpërndarë gjysmë ore pasi që unë e kisha publikuar shkrimin me titull: Gozhdimi i Sadri Ramabajës në Kryqin e ShIK-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco