Flamuri kombëtar/ Vetëvendosje i reagon ish-këshilltarit të Thaçit

Flamuri kombëtar/ Vetëvendosje i reagon ish-këshilltarit të Thaçit

10:49, 02/03/2021

Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar ish-këshilltari të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj që pak më parë kritikoi këtë subjekt për flamurin kombëtar.

Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ajo se çka ra në sy e që është diskutuar edhe në rrjete sociale është se në zyrat e LVV-së është parë vetëm flamuri kombëtar, e jo ai i Kosovës.

Për këtë çështje ka reaguar këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Ai ka thënë se Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj flamurit të Kosovës.

Këtyre deklaratave të Behramaj i kanë reaguar në Lëvizjen Vetëvendosje. Arlind Manxhuka nga sekretariati për media ka thënë se janë duke dalë të shqetësuar ata që Kosovës i  kanë vendosur fusnotë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco