Pas takimeve me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak tregon se për çka u dakorduan

Pas takimeve me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak tregon se për çka u dakorduan

09:10, 02/03/2021

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se dialogu mes të dyja shteteve do të vazhdojë.

Lajçak tha se pas takimit të mbrëmshëm me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe takimit të sotëm me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani u dakorduan për vazhdimin e dialogut me Serbinë

“Kjo është vizita ime e tretë në kapacitetet që kam, siç edhe kam thënë në vizitën e kaluar pres që të vijë më shpesh këtu”.

“Pas takimeve që kam pasur me Osmanin dhe Kurtin dhe diskutimeve që kemi pasur jemi dakord për vazhdimin e dialogut që ka nisur që ka korriku”, tha Lajçak

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco