Robelli: Ramushi largpamës për Specialen, deklarata e tij meriton respekt

Robelli: Ramushi largpamës për Specialen, deklarata e tij meriton respekt

22:02, 29/09/2020

Gazetari Enver Robelli i ka thurë lavde pikëpamjeve të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt sa i përket arrestimeve të fundit nga Gjyakata Speciale, shkruan Syri.net Kosova.

"Nëse keni harruar: ai tha se çfarë po bëjnë veteranët është tepër e rrezikshme, i dëmon të akuzuarit eventualë dhe e nxjerr Kosovën si vend që saboton drejtësinë. Kështu flet vetëm dikush që interesin e Kosovës e vë mbi interesin personal. Dhe për këtë Ramush Haradinaj meriton respekt! Vlera e deklaratës së tij bëhet edhe më e madhe, kur të merret parasysh kontributi esencial i Haradinajt për çlirimin e Kosovës", ka shkruar Robelli në Facebook.

Postimi i plotë:

Mund ta kritikojmë për shumëçka Ramush Haradinajn, por ajo çfarë ai ka deklaruar ditëve të fundit lidhur me Gjykatën...

Posted by Enver Robelli on Tuesday, September 29, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco