Pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive...VV-ja vjen me kërkesën e fundit për Hotin

Pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive...VV-ja vjen me kërkesën e fundit për Hotin

22:21, 23/09/2020

Pas anulimit të mbledhjeve të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka reaguar edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, e cila është edhe inicuese e thirrjes për raportit e kryeministrit në Kuvend, rreth marrëveshjes me Serbinë, shkuan Syri.net Kosova.

"Si inicuese e kërkesës për të thirrur në raportim zt. Avdullah Hoti lidhur me 100 ditëshin e tij, e presim në Kuvend javën e ardhshme. Nuk ka nevojë që të anulojë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. 
Përkundrazi.", ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, nëse Hoti do të anulojë diçka, le të anulojë takimet me Vuçiqin me arsyetimin se nuk ka mandat nga Kuvendi për koncesionet që po i bën Serbisë dhe se duhet të raportojë para deputetëve. 

Si inicuese e kërkesës për të thirrur në raportim zt. Avdullah Hoti lidhur me 100 ditëshin e tij, e presim në Kuvend...

Posted by Arbërie Nagavci on Wednesday, September 23, 2020

E lidhur më ketë ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, i cili ka theksuar se mbledhja e dy qeverive është e rëndësishme, prandaj duhet të mbahet.

"Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe e Kosovës në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë. 
Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tëhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator.", ka shkruar Selimi në Facebook.

LE TË MBAHET MBLEDHJA E PËRBASHKËT E QEVERIVE! Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe e Kosovës në Shkodër është në...

Posted by Rexhep Selimi on Wednesday, September 23, 2020

Derisa më herët, kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se e ka anuluar mbledhjen e dy qeverive për shkak të raportimit në Kuvend dhe se janë dakorduar me kryeministrin Rama që kjo mbledhje të mbahet me 2 tetor./Syri.net Kosova

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco