'Çështja Kosovë-Serbi nuk është përcaktuese për çështje elektorale në SHBA'

'Çështja Kosovë-Serbi nuk është përcaktuese për çështje elektorale në SHBA'

22:20, 23/09/2020

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka folur rreth investimeve që do të bëhen në Kosovë nga arritja e marrëveshjes ekonomike me Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Ibrahimi në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka thënë se qëllimi i Administratës Trump siç po shihet është që për mes

ekonomisë të zbuten mosmarrëveshjet politike në rajon.

“Ekonomia është vënë në qendër të asaj se si të zgjidhen edhe çështjet politike. E dimë që ekonomia kosovare ka shumë probleme, por për këto nuk mund të ja lëmë fajin SHBA-së”.

“Ne duhet të jemi falënderues që e kemi një interes kaq të madh amerikanë për investime dhe financime kaq të mëdha, të cilat do ta hapin derën edhe për investimet të tjera, do të ketë investime direkte në sektorin e energjisë, mirëpo do të ketë mundësi edhe të financimit”.
Ibrahimi ka deklaruar se me ardhjen e DFC-së në rajon, beson se do të iu mundësonte bizneseve kosovare një qasje sa më të mirë në financim të projekteve të tyre.

“Ne e kemi parë që është hapur një zyrë e DFC-së në Beograd, që parashihet të ketë edhe një fond investiv që bizneset mund të aplikojnë për financim të projekteve të tyre. Kjo është shumë ndryshe nga bankat komerciale që i kemi në Kosovë, fatkeqësia është se Kosova akoma nuk e ka legjislacionin e duhur për banka të tilla si ajo e DFC dhe duhet të rregullojë këtë”.

“Ndoshta, në fillim është keqkuptuar vizita e parë e Grenell, ku ka thënë se ne do ta marrim ekonominë si qendër për t’i zgjidhur problemet politike. Mirëpo tani duke e parë se si po shkon kjo qasje del se e kanë të menduar mirë, kanë qasje konkrete”.

“Dhe vizita e gjashtë agjensioneve të ndryshme në Prishtinë, Beograd, Athinë dhe Izrael është një tregues se nuk është vetëm një marrëveshje e cila është nënshkruar në zyrën ovale dhe mbetet vetëm për kampanjë”.

“Unë besoj që do të ketë edhe vizita tjera edhe para zgjedhjeve në SHBA. Ne si Kosovë duhet të jemi më proaktiv, duhet të jemi shumë vigjilent që kompanitë tona që ekonomia jonë të mbrojë vetën sa më mirë në të gjitha këto marrëveshje”.

Ibrahimi ka thënë se nuk mendon që pas 3 tetorit do të ndryshojë çasja e SHBA-së ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Unë nuk mendoj se çështja Kosovë-Serbi është aq përcaktuese për çështje elektorale. Po pajtohem që është synim gjeopolitik i cili dëshiron të synohet të arrihet përmes mekanizmave ekonomik. Amerika me investime në ekonomi dëshiron të iu bëjë ballë investimeve që i kemi parë deri tani nga Kina dhe Rusia. Synimi duket qartë është sjellja e Serbisë nën ombrellen e influencën amerikane. Kosovën tani e ka por ka qenë në pikëpyetje Serbia”.

“Sikur edhe Rusia të vinte këtu Kosovën do ta kishte më shumë në qendër sepse do të dëshironte ta bënte nën influencën e saj. Ndërkohë që bëmë krahasimin, ne Amerika na ka jemi mik, duhet shumë më tepër të investojë në Serbi që ta ketë në influencë”.

“Nuk besoj që do të ketë ndryshime edhe pas 3 nëntorit nga Amerika në raport me Kosovën dhe Serbinë. Sidomos në qasjen ndaj Kosovës ne nuk kemi pasë ndonjë ndryshim qoftë nga administrata republikane dhe qoftë nga administrata demokrate, qasja e tyre ndaj Kosovës është e njëjtë”.

“Pra, nuk do të ketë ndonjë ndryshim në qoftë se vjen Biden si president i SHBA-së apo edhe nëse bëhet Trump sërish, besoj se kjo do të vazhdojë sërish nga SHBA-ja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco