Tomë Gashi: Personi që solli dosjet ka premtuar edhe CD

Tomë Gashi: Personi që solli dosjet ka premtuar edhe CD

14:17, 22/09/2020

Avokati i angazhuar nga OVL UÇK-ja, Tomë Gashi para gazetarëve ka thënë se sërish u vërtetua që për të tretë herë me radhë janë dosje apo dokumente nga Gjykata Speciale.

Për të është e çuditshme dhe e pashpjegueshme se si dokumente kaq të rëndësishme përfundojnë në korridoret e kësaj organizate.

Siç ka thënë Gashi, personi sërish i ndryshëm nga herët e tjera, ka premtuar se do të dërgoj herën tjetër CD dhe jo vetëm materiale të printuar.

“Është hera e tretë që është informatë e njëjtë apo e ngjashme dhe personi i cili i ka sjell, dhe ka premtuar që në të ardhmen do të ketë Cd dhe jo vetëm material të printuar”, tha Gashi.

Sipas tij ajo që është thënë nga krerët e kësaj organizate tashmë është vërtetuar se Gjykatat Serbe bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco