Ministrja e Jashtme takohet me ambasadorin e Hungarisë, flasin për bashkëpunimin ekonomik

Ministrja e Jashtme takohet me ambasadorin e Hungarisë, flasin për bashkëpunimin ekonomik

14:05, 22/09/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot ka zhvilluar një takim njoftues me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Gjatë takimit është biseduar për domosdoshmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në fushat e interesit të përbashkët, në veçanti në bashkëpunim ekonomik.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e madhe që shteti hungarez ka dhënë për Kosovën në proceset tona shtetndërtuese, sidomos në përkrahjen e tyre për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës” ka shkruar Haradinaj-Stublla, në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco