Përplasen Musliu me Nagavcin: Ne deputetët ishim në sallë, ju u vonuat....

Përplasen Musliu me Nagavcin: Ne deputetët ishim në sallë, ju u vonuat....

13:12, 18/09/2020

Në Kuvend deputetët po zhvillojnë diskutime  në lidhur me interpelancën e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, në lidhje me arsimin në Kosovë tani kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19, dhe procesi mësimor ishte i paralizuar për disa muaj, duke u zhvilluar online.

Një debat i nxehtë u zhvillua midis nënkryetares së Kuvendit Arberie Nagavci dhe deputetes së PDK-së Ganimete Musliut.

Derisa Nagavci tha se seanca kishte nisur me vonesë shkaku i mungesës së deputetëve dhe interesimit të tyre për të qenë pjesëmarrës gjatë kësaj seance, këtë e mohoi deputetja Musliu.

Sias Musliut deputetët ishin ne seancë dhe të gatshëm për të qenë pjesë e saj, ndërsa i tërhoqi vërejtjen Nagavcit se lidhur me interpelancat nuk nevojitet kuorum ashtu siç pretendonte ajo.

“Ju na latë të sillemi nëpër korridore. Unë jam deputete që katër mandate, ndërsa kur bëhet debat gjatë interpelancës nuk duhet kuorumi. Ne ishim këtu. Por ju u vonuat”, i tha Musliu nënkryetares së Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco