Ku mbetën 300 milionë euro? A po i ruan qeveria për t'u dhënë tendere firmave të veta....

Ku mbetën 300 milionë euro? A po i ruan qeveria për t'u dhënë tendere firmave të veta....

12:42, 18/09/2020

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se janë rreth 300 milionë euro financim e kredi shtesë që Kuvendi i ka vënë në dispozicion kësaj qeverisë të cilat nuk po përdoren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve e bizneseve.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, pyet se pse kjo qeveri përderisa i ka 300 milionë euro në dispozicion duhet ti prek kursimet e qytetarëve.

"Pse po u dashka të preken kursimet e qytetarëve, kur kjo qeveri i ka 300 milionë euro në dispozicion? Apo ndoshta këto para po i ruajnë për t’u dhënë tenderë firmave të veta?" ka shkruar Murati

 

Shkrimi i plotë

Janë rreth 300 milionë euro financim e kredi shtesë që Kuvendi i ka vënë në dispozicion kësaj qeverie jolegjitime për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve e bizneseve.

Ne si Lëvizje Vetëvendosje! i kemi votuar të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare për të mundësuar ratifikimin e tyre me 80 vota, megjithëse jemi në opozitë.

Ku mbetën këto para? Pse nuk po ndihmohen qytetarët e bizneset tani?

Pse po u dashka të preken kursimet e qytetarëve, kur kjo qeveri i ka 300 milionë euro në dispozicion? Apo ndoshta këto para po i ruajnë për t’u dhënë tenderë firmave të veta?

 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco