Konfirmohet nga AAK: Haradinajt iu kërkua që ai të jetë përfaqësues në dialog

Konfirmohet nga AAK: Haradinajt iu kërkua që ai të jetë përfaqësues në dialog

19:08, 16/09/2020

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka thënë se kjo parti dhe personalisht ka kërkuar nga Ramush Haradinaj që të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Unë personalisht e kam kërkuar në organet e partisë. Unë besoj vetëm atëherë kur e kam Ramush Haradinajn në tavolinë. Rezultat i kërkesave dhe këmbënguljes të Haradinajt sot Amerikën e kemi të involvuar në këtë dialog.”, ka thënë Haxhiu në Frontal të T7.

Ajo ka thënë që do të duhej që në këtë proces të përfshihen liderët e të gjitha partive politike në Kosovë.

“Është kërkuar që edhe Kurti, Limaj, Veseli e Mustafa të gjithë do të duhej të ishin në mënyrë që ta kemi një përmbyllje. Është e shëndetshme që opozita të bashkohet në këtë proces për interesin e vendit. I bëj thirrje të gjithë liderëve t’i lënë asnash interesat partiake dhe të bashkohen në këtë pikë. Mbyllja e temës së dialigut do të ishte e mirë po t’i kishte të gjithë liderët”, tha Haxhiu.

Mbrëmë u raportua se Ramush Haradinaj do të marrë pjesë personalisht në bisedime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco