Kryeziu i reagon aktivisteve të PSD-së që ia ndalën Hotit fjalimin duke fishkëllyer

Kryeziu i reagon aktivisteve të PSD-së që ia ndalën Hotit fjalimin duke fishkëllyer

14:00, 16/09/2020

Aktivistet e PSD-së, Natyra Kuçi dhe Teutë Rrusta, ia kanë ndërprerë sot fjalën kryeministrit Avdullah Hoti gjatë një diskutimi për dialogun me Serbinë.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook.

Këtë sjellje të PSD-së, Kryeziu e ka quajtur arrogante e sipas tij e njejta nuk paraqet vlerë demokratike.

Sipas tij, kjo tregon varfërinë e kreativitetit politik.

Dy aktivistet e PSD-së kanë ndalur sot duke fishkëllyer fjalimin e Hotit duke e pyetur atë se pse nuk po flet për dhunën ndaj grave dhe vrasjen e tyre nga burrat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco