Heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, dorëzim i Kosovës para Serbisë

Heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, dorëzim i Kosovës para Serbisë

13:37, 16/09/2020

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se zotimi i Qeverisë Hoti se Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përbënë precedent të rrezikshëm.

Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli në një konferencë për media,  ka thënë se kjo do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Gatishmëria e kësaj qeverie jolegjitime që me vullnetin e saj të plotë të suspendoj subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në pikën e parafundit të letrës së nënshkruar kryeministri ilegal ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, ai ka nënshkruar pezullimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Ajo ka shtuar se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është jetik për përforcimin dhe zgjerimin e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Kjo pikë e zotimeve është tani një fusnotë e dytë, më e dëmshme se e para. Edhe pse heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, kjo nuk jep kurrfarë garancie se Serbia do të ndalë fushatën e saj për çnjohje të reja”, tha Pacolli.

Deputetja tha se heqja dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare është dorëzim i Kosovës para Serbisë.

“Kjo nuk duhet të shihet si sukses nga ana e Kosovës, përkundrazi Serbia ka arritur ta detyrojë Kosovën të heq dorë nga e drejta e saj legjitime për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kjo është dorëzim i Kosovës para Serbisë”, ka thënë Pacolli.

Deputetja e LV-së tha më tej se kryeministri Hoti nuk mund të vazhdoj më me takime e zotime që po krijojnë realitete të dëmshme për vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco