Këshilltari i Thaçit me kritika të ashpra ndaj Qeverisë: Vareni nga Lista serbe, nuk i keni as 40 vota

Këshilltari i Thaçit me kritika të ashpra ndaj Qeverisë: Vareni nga Lista serbe, nuk i keni as 40 vota

12:09, 16/09/2020

Adil Behramaj, këshillar i Presidentit Hashim Thaci, thotë se nuk ka aspak bashkëpunim me kryeministrit Avdullah Hoti dhe Presidentit. Ekipin e kryeministrit, Behramaj e ka quajtur “klub i valltarëve”.

Këshilltari i Thacit thotë se Hoti varet nga Lista Srpska dhe se Qeveria e tij nuk dihet nëse i ka 40 vota të deputetëve shqiptarë.

“Mungesa e kohezionit të brendshëm, ku 40 vota shqiptare nuk dihet nëse i ka kjo Qeveri dhe fati i çdo vendimi të saj varet ekskluzivisht nga Lista Serbe, për çdokënd që i kupton pak këto procese do të duhej të ishte shumë shqetësuese. Po ashtu, mungesa absolute e përkrahjes opozitare, sipas së cilës, kryeministri me 25 mijë vota dhe Qeveria e tij nuk kanë fare legjitimitet të na përfaqësojnë, se lërë më edhe të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për fatin e Kosovës, sërish do të duhej të ishte shqetësuese”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i këshilltarit të Thaçit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco