Kryeministri thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të mbyllet brenda muajsh, ja cili do të jetë epilogu final...

Kryeministri thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të mbyllet brenda muajsh, ja cili do të jetë epilogu final...

11:59, 16/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se SHBA dhe BE janë në koordinim të plotë lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja e Washingtonit më 4 shtator ka dy elemente kryesore, atë ekonomik…  Interesimi i Trump është që të lëvizim shpejtë përpara. Pjesë e rëndësishme e marrëveshjes është dakrodimi për njohje reciproke mes Kosovës dhe Izraelit. Moratoriumi vlen vetëm për procesin e aplikimit në organizata ndërkombëtare por jo procesin e përgatitjes, raporton Syri.net Kosova 

Njohja nga Izraeli nuk ka rënë në kundërshtim me marrëveshjen që kemi nënshkruar dhe ka ardhur 20 minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes”, ka thënë Hoti në aktivitetin e organizuar nga KDI.

“Pritjet e mia janë… në bazë të gjatë periudhës së moratoriumit duhet ta mbyllim çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për disa muaj do të mbyllet kapitulli i normalizim të marrëdhënieve të vendeve tona dhe kësaj pjese të Evropës. Nuk po them brenda një viti”.

Hoti ka thënë se Kosova është treguar konstruktive sa i përket procesit të dialogut.

“Do të kemi njohje të tjera në muajt e ardhshëm. Po përgatitemi që të lëvizim shpejt për funksionalizimin e kësaj marrëveshjeje. Në javën e fundit të shtatorit do të jetë një delegacion nga SHBA në Prishtinë për implementimin e marrëveshjes”.

“Për çështjen e Ujmanit po bëhet zhurmë pa nevojë  – po shfrytëzohet për të bërë politika ditore.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të bëjë studim fizibiliteti. Kaq. Kosova është shtet i pavarur që njihet nga SHBA e cila më së shumti punon për fuqizimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ekspertët ndërkombëtarë do ta bëjnë sutdimin e fizibilitet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco