Qeveria ende s’ka nxjerrë vendim të ri për Bardiqin

Qeveria ende s’ka nxjerrë vendim të ri për Bardiqin

19:27, 15/09/2020

Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që kur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka pezulluar nga puna sekretarin e Ministrisë, Naim Bardiqi. Por ende nuk ka vendim përfundimtar lidhur me këtë rast.

Sipas përfaqësuesit ligjor të Bardiqit, Visar Ramaj, Qeveria ka kaluar afatin ligjor prej 60 ditësh për të nxjerrë vendim lidhur me këtë rast. Ky afat, sipas tij, është i përcaktuar në Rregulloren për Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil, bazuar në të cilën është bërë pezullimi.

“Me nenin 19, paragrafi 3 të Rregullores për Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil është përcaktuar që procedura disiplinore për pozitat e larta përfundon brenda afatit prej 60 ditësh nga pranimi i Komisionit Disiplinor. Nga nxjerrja e vendimit për pezullim e deri më sot kanë kaluar mbi 60 ditë dhe Komisioni Disiplinor ende nuk është formuar”, ka thënë ai.

Sipas Ramajt, njoftimi për fillimin e procedurës disiplinore nuk është bërë në përputhje me nenin 15 të Rregullores për Pozitat e Larta Drejtuese. Kjo, pasi procedura disiplinore iniciohet përmes dorëzimit të një njoftimi me shkrim në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Në rastin në fjalë nuk ka asnjë informatë të përmbushjes së kushteve të tilla. Rrjedhimisht, derisa nuk ka një njoftim të tillë për SKQ-në, procedura disiplinore konsiderohet që nuk është filluar fare, ose është filluar në shkelje të nenit 15 të Rregullores”, ka shtuar ai.

Nga Zyra për media e Qeverisë kanë thënë se përgjegjëse për këtë është Administrata Publike e cila funksionon në kuadër të MPB-së. Por nga java e kaluar MPB-ja, me gjithë insistimin, nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë rast.

Ndërsa drejtor i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se bazuar në Rregulloren e re për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Nëpunësve të Lartë Drejtuese, që ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht, është Administrata Publike përgjegjëse për themelim të komisioneve disiplinore.

“Qasja e rekrutimit, emërimit, performancës, disiplinimit, është centralizuar dhe ka kaluar në nivel tjetër, që në këtë rast është Ministria e Administratës Publike. Ajo duhet tashmë të formojë një komision, në bazë të asaj që e përcaktojnë Ligji dhe Rregullorja, i cili duhet të jetë komision i pavarur”, është shprehur Miftaraj, raporton Koha

Bardiqi nga pezullimi merr 50 për qind të pagës. Ministri Zemaj pezullimin e ka arsyetuar më dyshimet për keqpërdorim por kjo është mohuar nga Bardiqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco