Netanyahu: Populli i Izraelit dhe ai i Kosovës mund të arrijnë shumë bashkë

Netanyahu: Populli i Izraelit dhe ai i Kosovës mund të arrijnë shumë bashkë

18:40, 15/09/2020

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar popullit të Kosovës me një letër me rastin e festës së Vitit të Ri hebraik.

Netanyahu ka thënë se zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jenë fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Ai ka thënë se ia zgjatë dorën e miqësisë popullit të Kosovës.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjat dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet. E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më afër”, thuhet në letër.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë manifestimit të mbajtur ka thënë se ky Vit i Ri hebraik shënohet me njohjen reciproke mes dy vendeve.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, po ashtu ka folur për lidhjen mes dy vendeve.

Ajo ka thënë se nuk ka në botë dy popuj që i kuptojnë më mirë vuajtjet e njëri tjetrit sesa ai izraelit dhe i Kosovës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se njohja shtetërore mes Kosovës dhe Izraelit do të jetë hapi i parë i miqësisë mes popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit.

Përmes një videomesazhi i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka uruar vitin e ri hebraik. Ai ka përshëndetur njohjen mes dy vendeve, Kosovës e Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco