Si rrallëherë bëhen bashkë Hoti, Thaçi, Kurti e Osmani

Si rrallëherë bëhen bashkë Hoti, Thaçi, Kurti e Osmani

17:50, 15/09/2020

Viti i ri hebraik i ka bërë bashkë në një sallë presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani, kryeministrin Hoti dhe liderin e VV’së, Albin Kurtin. Pas tyre shihen edhe politikanë të tjerë.

Në ngjarjen e organizuar për nder të vitit të ri hebraik, ku po pritet një mesazh i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, janë mbledhur gjithë liderët politikë të vendit.

Në ulëset e para të sallës janë ulur rend kryeministri Avdullah Hoti, presidenti Hashim Thaci, afër tij, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e krah saj edhe ish-kryeministri Albin Kurti.  

Image

Në këtë ngjarje është paralajmëruar se do të ketë videomesazh nga kryeministri Netanyahu, e madje edhe një lidhje direkte e tij në Prishtinë, por kjo nuk është konfirmuar.

Izraeli e Kosova kanë venë raportet diplomatike përmes një marrëveshjeje që është nënshkruar nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco