Hoti pret dy policët e plagosur në krye të detyrës: Këta janë heronjtë e kohës moderne

Hoti pret dy policët e plagosur në krye të detyrës: Këta janë heronjtë e kohës moderne

17:26, 15/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtorin e  Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë pritur në takim policët e plagosur në krye të detyrës, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit, shkruan Syri.net Kosova.

“Sot po takojmë dy policët që janë lënduar, kanë pësuar në krye të detyrës dhe përmes këtij takimi të dy policëve, takojmë simbolikisht të gjithë ata policë që janë lënduar në krye të detyrës, si shenjë respekti që shteti i Kosovës ka për ata që janë duke kryer detyrën shtetërore për sigurinë e qytetarëve, për sigurinë publike, që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, ka theksuar Hoti në fjalën e tij.

Sipas Hotit, këta janë heronjtë e kohës moderne, sepse çdo ditë që dalin në rrugë e rrezikojnë jetën e tyre duke tentuar ta ruajnë jetën e zyrtarit shtetëror, sigurinë e institucioneve ose sigurinë e qytetarëve në përgjithësi. 

Postimi i plotë:

Sot nderojmë të gjithë policët e Kosovës Bashkë me zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministrin e Punëve të...

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, September 15, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco