Walker këshillon Thaçin për 7 mijë euro në muaj

Walker këshillon Thaçin për 7 mijë euro në muaj

13:37, 14/09/2020

Ish-ambasadori William Walker, ka vendosur të bëhet Këshilltar i Hashim Thaçit. Kompania e Walkerit do të marrë 7 mijë euro për ta ndihmuar Presidentin.

Që nga muaji gusht, Zyra e Presidentit Hashim Thaçi ka lidhur kontratë me Fondacionin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker për këshilla profesionale.

“Walker Foundation” që është themeluar nga William Walker dhe Hasan Shala në vitin 2017 ka nënshkruar një kontratë të majme me Hashim Thaçin për të dhënë këshilla.

7 mijë euro neto në muaj do të paguhet ky fondacion për konsulencat që do të ia jap presidentit Hashim Thaçi.

BIRN raporton se ka siguruar një kopje të kontratës, e cila është e vlefshme pesë muaj, dukë nis nga gushti i 2020-ës dhe që skadon në dhjetor të këtij viti.

Në kontratë thuhet: “sigurim të shërbimeve…  do të sigurojë ekspertizë të avancuar në çështje që përfshijnë, por edhe nuk kufizohen, si vijon: përfaqësimi i brendshëm dhe i jashtëm i Kosovës, zgjerimi dhe forcimi i marrëdhënieve me shtete të tjera, forcimi i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe avancimin e iniciativave ekonomike sikurse integrimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike”.

Kontrata theksohet se mund të vazhdohet edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Willaim Walker njihet si kritikues i madh i Presidentit Thaçi në vitet e kaluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco