Ymeri godet VV-në: Të jesh kundër minishengenit e pro recprocitetit është kontradiktë logjike

Ymeri godet VV-në: Të jesh kundër minishengenit e pro recprocitetit është kontradiktë logjike

12:59, 14/09/2020

Sipas ish-kryetarit të LVV’së, pas refuzimit të minishengenit ballkanik, fshihet frika. Ai thotë se nuk mund të jesh për reciprocitet, e ta kundërshtosh minishengenin, sepse, siç thotë ai, me këtë marrëveshje në vendeve të Ballkanit, arrihet ajo që Kosova synon ta arrinte përmes reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Mini-shengeni është i papranueshëm sepse prapa tij fshihet hegjemonia ekonomike e politike e Serbisë. Pra, prapa kundërshtimit fshihet frika. Dhe kështu e kemi rastin e radhës të diskutimit të ideve politike nga pozicioni i frikës, jo i arsyes, jo i shpresës. Sikur që e diskutojmë gati se çdo gjë tjetër. Me frikë dhe nën frikë”, thuhet në një opinion të Visar Ymerit, të publikuar në Sbunker.

Lëvizja Vetëvendosje e kundërshton minishengenin ballkanik, për të cilin Kosova është zotuar se do ta përkrahë, në marrëveshjen e Uashingtonit.

Ish-kryetari i LVV’së, Visar Ymeri, ka dhënë një këndvështrim lidhur me çështjen e minishengenit.

Ymeri thotë se nuk mund të jesh pro reciprocitetit, e të jesh kundër minishengenit. Sepse, sipas Ymerit, me marrëveshje si minishengeni largohen barrierat, të cilat synon t’i largojë reciprocitet.

“Çfarëdo pengese që na bën Serbia në rrafshin tregtar të njëjtën duhet t’ia bëjmë edhe ne. Reciprociteti në këtë drejtim është barazi në trajtim (më shumë se sa barazi në rezultat). Dhe kjo masë ka për qëllim eliminimin e barrierave jo-tarifore më shumë se sa përjetësimin e tyre në të dyja anët e kufirit. Reciprociteti është masë në kuadër të parimit të tregtisë së lirë, sepse e mëton ta arrijë pikërisht atë në formën e saj të kulluar (pra që të dyja palët t’i zhdukin të gjitha barrierat). Duke qenë kështu të jesh për reciprocitet e kundër mini-shengenit është kontradiktë logjike. Sepse mini-shengeni si marrëveshje multilaterale që bazohet në etablimin e plotë të katër lirive (të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve) e arrinë pikërisht atë për të cilën lufton Reciprociteti – pra i heq barrierat nga të gjitha anët e të gjithë kufijve”

Ai thotë se për minishengen, Kosova duhet të jetë e barabartë me shtetet e tjera dhe duhet të angazhohet për këtë.

“Natyrisht problemi mbetet politik. Dhe ky është thelbi i këtij diskutimi. Prandaj gjëja e parë që duhet të sigurohemi është që integrimin në mini-shengen ta bëjmë si shtet i barabartë me të tjerët. Mundësi tjetër nuk duhet të ketë. E dyta pastaj është që në negociimin e marrëveshjes si palë e barabartë duhet të kemi bashkëpunim të ngushtë me Tiranën në mënyrë që t’i avansojmë interesit tona të përbashkëta karshi tregut të përbashkuar rajonal. Në këtë pikë veçanërisht, Prishtina e Tirana duhet të jenë NJË që ta shmangin secilën tendencë e secilin insistim të Serbisë të krijojë pozitë hegjemoni në ekonominë e politikën e rajonit”. 

 

 

a vendores që në jet Gjykata e ulë dënimin e vrasësit të gruas dhe vajzës së tij, dhe e oblgon vrasësit që t'i kompensojë viktimat me nga 50 Euro.

'Tregti' me gjakun e viktimave.

Sipas gjykatësit, me zë të shterur nga korrupcioni dhe padrejtësitë që i ka vendosur në jetën e tij, në dëm të viktimave, dhe sipas 'drejtësisë' shqiptare, vepra e vrasësit P.Ndrecaj, në fillim ishte jashtëzakonisht e rëndë (për dënim

të përjetshëm), dhe pas një kohe, vepra e njejtë 'u zbut' (për ku me ditë çfarë arsye), dhe vrasësi u mëshirua nga 'drejtësia'.

Ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi i uron nxënësit për fillimin e Vitit të Ri shkollor, i njejti që ua falë dënimin vrasësësve të fëmijëve.

P.S. Më vjen të bërtas, të qaj, të 'zhdukem' nga ky ferr.

Kthimi i pronave të pretenduara Kishës Ortodokse serbe me dokumentin e Hotit, me pasoja milionëshe për Kosovën

Njohësi i cështjeve politike në vend, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kthimi i pronave të pretenduara të Kishës Ortodokse serbe me dokumentin e nënshkruar nga Hoti do të jetë me pasoja milionëshe për Kosovën – njofton Syri.net Kosova.

Sapahiu ka thënë se në vitin 1912 shteti serb i ka konfiskuar shumë pronana të Bashkësisë Islame dhe ia ka dhuruar Kishës serbe.

Tutje ai ka vazhduar sqarimin se këto prona janë marrë nga komunistët e janë bërë prona publike.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:

A i ka ba kush llogari sa miliona Euro i kushton Kosovës kthimi i pronave të pretenduara Kishës Ortodokse Sërbe të konfiskuara nga komunistët. (Dokumenti i nënshkruar nga Abdullah Hoti në Ëashington)? A e dini  që pas vitit 1912 shteti serb ia ka konfiskuar shumë prona të Bashkësisë Islame  dhe i ka dhuruar Kishës Serbe. Më vonë këto prona janë marrë nga komunistët e janë bërë prona publike. Ja përse në Ëashington është dashtë të insistohet që aty ku përmenden Bashkësia Hebreje e Kisha Serbe të përmenden edhe Bashkësia Islame e Kisha Katolike. Kjo ka mundur të bëhet. Po nga kush se? Nga ata që u vjen turp që janë myslimanë?!!!

              

 

Ceremonia e Hotit në Magure/ ‘Skandal më të madh live, me kamera nuk mund të ketë’

Sot në Kosovë ka filluar procesi mësimor për disa nivele dhe kjo gjë po ndodh pas 6 muajve, nxënsat po i kthehen bankave shkollore.

Pikërisht sot në Magure të Lipjanit, u inaugurua edhe hapja e shkollës së re në këtë fshat e që gjatë ceremonisë ishte i pranishëm edhe kryeministri Avdualla Hoti dhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

Por siç duket jo çdo gjë ka shkuar mirë, sipas Dojana Mihali, në një postim në Facebook thotë se skandal më të madh live me kamera nuk mund të gjendet – raporton Syri.net Kosova.

Ajo thotë se një shpurë qarkullon nga oborri në klasë me klasë në ambientet që do të duhej të ishin higjenike.

Ky është postimi i saj:

Skandal më të madh live, me kamera, nuk mund të gjendet.

Një shpurë qarkullon nga oborri e klasë më klasë në ambientet që duhet të jenë në superhigjenë për vogëlushët që sot filluan shkollën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco