Osmani uron nxënësit: COVID-19 nuk është sfida e vetme, sfidë e madhe për ju është sfida e të nxënit të dijes

Osmani uron nxënësit: COVID-19 nuk është sfida e vetme, sfidë e madhe për ju është sfida e të nxënit të dijes

12:35, 14/09/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Osmani ka thënë se sfida e vetme nuk mbetet vetëm ballafaqimi me pandeminë, por sfidë për nxnësit është edhe ajo e të nxënit të dijes.

“Prandaj, më lejoni që t’ju uroj një vit të mbarë, në të cilin do të keni shëndet të plotë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera në mësim. Jam e sigurt që edhe në rrethanat e sivjeme ju do t’ia dilni të dëshmoni përkushtim në mësim dhe të arrini rezultate të shkëlqyera. Ju duhet ta dini se secili vit sjell sfida të reja, por edhe kënaqësi të reja, ngjyra të reja të cilat jeta jua ka rezervuar”, thuhet në urimin e Osmanit.

Urimi i plotë i saj:

Të dashur nxënës!

Të nderuar mësues!

Sot ju po e nisni një vit të ri shkollor.

Fatkeqësisht ju nuk po e nisni atë më 1 shtator, si çdo vit, as me të gjithë shokët e shoqet, si përherë. Sot ju po e nisni atë në rrethana të pazakonta, për shkak të pandemisë Covid 19.


Por, ballafaqimi me të nuk është sfida e vetme. Sikur e dini, sfidë e madhe për ju është sfida e të nxënit të dijes.

Prandaj, më lejoni që t’ju uroj një vit të mbarë, në të cilin do të keni shëndet të plotë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera në mësim. Jam e sigurt që edhe në rrethanat e sivjeme ju do t’ia dilni të dëshmoni përkushtim në mësim dhe të arrini rezultate të shkëlqyera.

Ju duhet ta dini se secili vit sjell sfida të reja, por edhe kënaqësi të reja, ngjyra të reja të cilat jeta jua ka rezervuar.

Uroj që ju t’i shndërroni ato në ngjyra suksesi për ju, familjet tuaja dhe gjithë shoqërinë. Ju priftë e mbara!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco