Hoti në ditën e parë të mësimit kërkon kujdes maksimal nga nxënësit e mësimdhënësit

Hoti në ditën e parë të mësimit kërkon kujdes maksimal nga nxënësit e mësimdhënësit

11:55, 14/09/2020

Pas shtatë muajve mbyllje me detyrim për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, sot ka nisur viti shkollor në disa nivele. E, sot në fshatin Magure të Lipjanit është përuruar shkolla fillore e mesme e ulët “Haradin Bajrami”.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, si dhe ish ministri i MASH-it, Arsim Bajrami.

Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit kërkoi kujdes maksimal.

Ai tha se mësimi në banka është i pazëvendësueshëm, prandaj apeloi për respektim të masave anti-Covid.

“Unë shfrytëzoj rastin që në ditën e parë të mësimit të vitit të ri shkollor që t’iu kërkoj të gjithë nxënësve arsimtarëve, prindërve kujdes maksimal. Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve bashkë me ministrin e Arsimit, Shëndetësisë që të krijojmë kushtet e nevojshme në mënyrë që të krijojmë kushte që nxënësit të mos mbesin prapa. Mësimi nuk merret askund sikur në bankat shkollore, por po ashtu jemi të rrezikuar me këtë situatë që po përballemi dhe bashkë mund t’ia dalim kësaj situate... besoj që kjo shkollë më shumë se çdo tjetër me 3 mijë e diçka metra me kabinetet i plotëson kushtet”, tha Hoti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco