Ish-ministrja e Drejtësisë e shokuar nga ulja e dënimit për vrasësin e gruas dhe vajzës 9 vjeçare

Ish-ministrja e Drejtësisë e shokuar nga ulja e dënimit për vrasësin e gruas dhe vajzës 9 vjeçare

11:14, 14/09/2020

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Gjakovës, e cila dënoi me 24 vite e gjashtë muaj burg, Pjetër Ndrecaj për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e shokuar me uljen e dënimit për Pjetër Ndrecaj.

“Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institucionet e drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Jam e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e të ndjerës Valbonës dhe vajzës së saj!
Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institicionet e drejtësisë. Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!
Asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës!.

 

Kujtojmë se Gjykata në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg.

Ndrecaj u soll i prangosur dhe me maskë mbrojtëse në seancën ku u shpall fajtor për vrasjen e gruas dhe vajzës në fshatin Brekoc të Gjakovës në gusht të vitit 2018.

Ky është vendimi i dytë i gjykatës në Gjakovë për këtë rast pasi një vendim i vitit të kaluar për burgim të përjetshëm ishte kthye rnë rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Pjetër Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj.

Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Kolegji i Gjykatës Supreme kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e më pas Gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.

Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco