Kurti merret me gastronomi/Ja tartufi i zi nga Malet e Sharrit i cili përdoret shumë në...

Kurti merret me gastronomi/Ja tartufi i zi nga Malet e Sharrit i cili përdoret shumë në...

20:49, 13/09/2020

Tartufi i zi nga Malet e Sharrit po del të jetë një nga kërpudhat më të çmuara në gastronominë botërore, shkruan Syri.net Kosova.

Kështu të paktën po thotë, lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

"Për shkak të intensitetit të shprehur të shijes dhe të aromës, Tartufi i Zi është ndër kërpudhat më të çmuara në gastronominë botërore. Ai gjendet shumë rallë dhe vetëm në vende të caktuara, prandaj kërkuesve ju nevojitet shumë mjeshtëri për t’i zbuluar ato.", ka shkruar Kurti në Instagram.

Sipas tij, tartufi i zi në fotografi, është nga malet tona të Sharrit, ku së fundmi disa qytetarë tanë të talentuar, kanë filluar ta gjejnë këtë xhevahir nga nëntoka jonë e pasur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco