Sfeçla 'godet' qeveritarët e korruptuar: Ata po qeverisin pa fituar zgjedhjet

Sfeçla 'godet' qeveritarët e korruptuar: Ata po qeverisin pa fituar zgjedhjet

19:41, 13/09/2020

Xhelal Sfeçla nga Vetëvendosje ka hedhur kritika ndaj zyrtarëve qeveritarë se si ata po thonë që Kosova është në vendin që i takon me korrupsionin dhe paaftësinë në pushtet, me varfërinë e shtuar dhe me pandeminë e dalë nga kontrolli, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tij, ata që thonë këto gjëra, në fakt mendojnë për veten e tyre se janë në vendin që iu takon, duke qeverisur pa fituar zgjedhjet, duke u pasuruar pa punuar.

Por edhe sipas tij, se edhe veten dhe qenien e tyre në pushtet e kanë më të rëndësishëm se sa Kosovën dhe popullin e saj.

"Se mendojnë që populli është injorant dhe me disa postime e fotografi mund t'i bindin se realiteti nuk është ai që populli po e përjeton, por është ai imagjinar, që kjo kastë po mundohet t'ua pasqyroj", ka shkruar Sfeçla në reagim.

Postimi i plotë:

Ata qeveritarë që thonë se sot Kosova është në vendin që i takon, me korrupsionin dhe paaftësinë në pushtet, me...

Posted by Xhelal Sveçla on Sunday, September 13, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco