Veseli kujton Sabit Brokajn: Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare

Veseli kujton Sabit Brokajn: Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare

17:45, 13/09/2020

Ndarjen nga jeta të ish-ministrit shqiptar të Mbrojtjes po e quan si lajm të trishtë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Syri.net Kosova.

"Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, kohën më të vështirë të tranzicionit politik, por ishte shembull i një politikani racional", ka shkruar Veseli në Facebook.

Po ashtu, si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjatë viteve 1997 - 1999, kishte rol të rëndësishëm e shumë konstruktiv për Kosovën e gjendur në flakë. Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare në Kosovë, ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Është lajm i trishtë ndarja nga jeta e Sabit Brokaj, njeriut të mirë të politikës shqiptare. Brokaj hyri në politikën...

Posted by Kadri Veseli on Sunday, September 13, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco