Deklarohet Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta, jo partnerët e koalicionit

Deklarohet Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta, jo partnerët e koalicionit

17:34, 13/09/2020

Pas lajmit se tash e tutje, kryeministri Avdullah Hoti rreth dialogut do të marrë udhëzime nga liderët e koalicionit, si Mustafa, Haradinaj dhe Limaj ka reaguar lideri i LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Syri.net Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë një sqarim publik, duke shtuar se si kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime kryeministrit Hoti. 

"Unë konsultohem me kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet programi  qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Lideri i LDK-së ka shtuar preferon të ketë konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët e koalicionit dhe me kryeministrin, por edhe të respektohet kryeministri dhe t'i besohet që ai ta kryej detyrën e tij. 

"Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme", ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit...

Posted by Isa Mustafa on Sunday, September 13, 2020

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco