LVV numëron 'dështimet' e Qeverisë Hoti gjatë 100 ditëve të qeverisjes

LVV numëron 'dështimet' e Qeverisë Hoti gjatë 100 ditëve të qeverisjes

13:34, 13/09/2020

Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar dështimet e Qeverisë Hoti gjatë 100 ditëve të qeverisjes.

Ky subjekt politik konsideron se kjo periudhë ishte “100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”.

“Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar”, thuhet në reagimin e LVV-së të postuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

“100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”, thotë LVV-ja.

Për kritika ndaj Qeverisë Hoti, LVV-ja ka nxjerr titujt e portaleve, lidhur me parregullsitë që e kanë përcjellë ekzekutivin e vendit gjatë kësaj periudhe. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco