Borrell: Evropianët do t’i zgjidhin raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Borrell: Evropianët do t’i zgjidhin raportet mes Kosovës dhe Serbisë

13:32, 13/09/2020

 

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të konsiderohet fuqi gjeopolitike përderisa nuk e stabilizon Ballkanin dhe nuk zgjidh raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për “Financial Times”, kryediplomatik evropian ka thënë se “askush tjetër nuk do ta bëjë këtë gjë, vetëm evropianët”.

Duke folur reth politikës së jashtme të BE-së dhe zhvillimeve në fqinjësi, Borrelli ka deklaruar se Ballkani ka qenë “fuçi baruti” dhe se BE-ja përballet me detyrën më të madhe – zgjidhjen e mospajtimeve dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë në atë pjesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco