Jeremiqi për Newsweek: Marrëveshja e Washingtonit, vetëm për t’i bërë Trumpit fotografi për fushatë

Jeremiqi për Newsweek: Marrëveshja e Washingtonit, vetëm për t’i bërë Trumpit fotografi për fushatë

12:06, 13/09/2020

sh-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq ka deklaruar për revistën amerikane “Newsweek” se dokumentet e nënshkruara në Washington nga Kosova dhe Serbia, për ç’arsye deputeti i parlamentit suedez e ka propozuar presidentin e SHBA-së për Nobel të Paqes, janë të paqëndrueshme dhe se ngjarja në Shtëpinë e Bardhë ka qenë e perceptuar ekskluzivisht si “mundësi për t’i bërë Trumpit fotografi për fushatë”.

“Nominimin e Donald Trumpit për Nobel të Paqes do të duhej ta shikonim jashtë kontekstit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA”, ka thënë ai.

Jeremiqi ka theksuar se dy dokumente jo-obligative, të cilat në Shtëpinë e Bardhë i kanë nënshkruar ndarazi përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë nuk janë “as historike dhe as të qëndrueshme”.

“Kjo është e qartë si loti për secilin që së paku sipërfaqësisht është në rrjedha me zhvillimet në Ballkan”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco