Borrelli thotë se Ballkanin e stabilizon vetëm Evropa, “grindja” Kosovë-Serbi provë për BE-në

Borrelli thotë se Ballkanin e stabilizon vetëm Evropa, “grindja” Kosovë-Serbi provë për BE-në

10:20, 13/09/2020

Duke folur për sfidat e Bashkimti Evropian, për konfliktin në mes të Turqisë dhe Greqisë, për Bjellorusinë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për “Financial Times”, ka folur edhe për Ballkanin dukë thënë se BE-ja u përball me një provë të madhe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e siç e quan ai grindjes midis Serbisë dhe Kosovës.

“Nëse ne nuk e stabilizojmë Ballkanin, do të jetë shumë e vështirë të konsiderohesh një fuqi gjeopolitike. Sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë - vetëm evropianët”, ka thënë Borelli për FT.

Udhëheqësi i Politikës së Jashtme të BE-së po ashtu ka paralajmëruar se udhëheqësit e bllokut të BE-së do të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë, përfshirë Lukashenkon. Kjo sipas tij pritet të ndodhë në fund të këtij muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco