Rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, sërish temat kryesore në sesionin vjeshtor të Kuvendit

Rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, sërish temat kryesore në sesionin vjeshtor të Kuvendit

09:36, 13/09/2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas tri jave pushim, nesër pritet t’iu përvishen punëve për të cilat kanë marrë besimin e qytetarëve. Sesioni vjeshtor parlamentarët do t’i gjejë me tema të mbetura në gjysmë.

Miratimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike po shihet si prioritet për deputetët, por krahas kësaj nga organizatat joqeveritare që e monitorojnë punën e të zgjedhurve të popullit, thonë se dialogu me Serbinë dhe miratimi i mundshëm i ndonjë marrëveshje finale, do të jetë sfidë për deputetët. E si i veçantë shihet edhe miratimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2021, brenda këtij viti.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se qeveria Hoti nuk po e ka mbështetjen politike për të çuar përpara agjendat e qeverisë.

Kjo thotë se do të reflektojë te qytetarët, pasi mund të ketë pasoja në procese të rëndësishme për jetën e tyre.

“Kjo legjislature? ose qeveria aktuale si duket nuk ka mbështetje politike qe? përkthehet ne? vota pe?r te? de?rguar agjendën legjislative, qofte? agjendat politike te? qeverise?. Kur nje? qeveri nuk i ka te? garantuara votat e duhura pe?r te? votuar ligje me rëndësi ose politika me rëndësi natyrisht se kjo reflektohet tek qytetarët dhe qeverisja ne? përgjithësi…Kosova me ke?te? qeveri te? brishte? qe? ka aktualisht, me nje? qeveri qe? nuk i ka numrat e duhur edhe pe?r ligje te? thjeshta, atëherë? sigurisht fundi i viti mund te? kete? pasoja edhe pe?r procese tjera te? rëndësishme. Nuk duhet harruar faktin se Kosova nuk e ka komoditetin te? mos e miratoje? projektligjin pe?r buxhet brenda ke?tij viti kalendarik”, thotë ai.

E Allen Meta nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) thotë se mundësia e votimit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe votimi i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të jenë prioritetet e sesionit vjeshtor të Kuvendit.

“Duke pas parasysh se ne? sesionin pranveror nuk jane? realizuar shume? prej agjendës se? qeverise? ne besojmë? qe? edhe ne? sesionin vjeshtor kjo do te? jete? mjaft e vështirë?. Po ashtu jane? dy tema te? rëndësishme qe? gjithsesi duhet te? jene? prioritet e qe? e?shte? dialogu Kosove?-Serbi dhe rimëkëmbja ekonomike, e cila duhet te? kete? nje? fokus te? vec?ante?…Ne shohim nje? dinamike? te? re pe?r dialogun, besojme? qe? nje? marrëveshje e mundshme gjithe?pe?rfshire?se gjate? ke?tij viti, ate?here? duhet te? vinte gjate? ke?tij sesioni. E po ashtu edhe pako pe?r rime?ke?mbje ekonomike do te? ishte nje? prej temave kryesore qe? do te? merrte ke?te? sesion gjate? vitit 2020”, u shprëh ai.

Drejtori i IKD-së, Miftaraj thotë se Kuvendi përveç agjendës legjislative, ka ngecur edhe në emërimin e pozitave në borde e komisone që janë kompentencë e tyre.

“Kuvendi i Kosove?s ka mbetur pa i pe?rmbushur dhe plote?suar nje? mori ke?rkesash te? qytetare?ve dhe obligimeve qe? i ka me kushtetute? dhe ligj. Pe?rvec? faktit qe? me agjende? legjislative e?shte? jashte?zakonisht prapa Kuvendi ka edhe obligime tjera sic? e?shte? eme?rimi i pozitave te? ndryshme qofte? komisione, apo borde qe? jane? kompetence? e Kuvendit. Pe?r sa agjende?s legjislative pe?r vitin 2020 do te? jete? nje? nde?r legjislaturat qe? ka pe?rmbushur me? se? paku agjende? legjislative. Ke?tu ku po flas pe?r Kuvendit, po them qe? e?shte? faji edhe qeverise? aktulae qe? nuk ka qene? ne? gjendje te? pe?rmbush obligimet e saj dhe de?rgoje? ligjet ne? Kuvend”, thotë Miftaraj.

Ani pse nuk kaloi pako e rimëkëmbjes ekonomike, deputetët e panë të udhës të hyjnë në pushim në fund të muajit gusht, përkundër pandemisë Covid 19 dhe nevojave të qytetarëve për stimulime financiare shtesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco