I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, e ka akuzuar korrespondentin në Shtëpinë e Bardhë të rrjetit amerikan CNN se mediumi i tij nuk kishte raportuar rreth nominimit të tri qeverive, asaj të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Nobel të Paqes, për marrëveshjen e arritur në Washington për normalizimin ekonomik.
“Punoni për një medium që nuk ka raportuar për nominimin për Çmimin Nobel të Paqes për marrëveshjen Kosovë-Serbi në uebfaqen e juaj”, i është përgjigjur Grenelli postimit në Twitter të korrespondentit Jeremy Diamond, duke e akuzuar për “mungesë besueshmërie”.
You work for the outlet that didn’t report the Nobel Peace Prize nomination for the Kosovo Serbia Agreement on your home page.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 13, 2020
And you have a former Democrat staffer as a news host who just tried to manipulate a congressional race.
Your credibility is gone. https://t.co/6ZsMTH5EO8
Shkak i këtij reagimi të Grenellit ka qenë një status i Diamondit.
“Trumpi pretendon se ishin ‘dhjetëra mijëra njerëz në rrugë’ duke e pritur veturën e tij në shtegun drejt tubimit. Është gënjeshtër. Isha pjesë e veturave që përcollën Trumpin. Kishte kalimtarë nëpër pika të ndryshme në rrugën 45-minutëshe. Por jo dhjetëra mijëra. Madje as mijëra”, ka shkruar Diamond.
Trump claims there were "tens of thousands of people on the streets" lining his motorcade route to the rally tonight.
— Jeremy Diamond (@JDiamond1) September 13, 2020
That's a lie.
I was in the motorcade. There were onlookers at different points on the 45-minute drive. But not tens of thousands. Not even thousands.
Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, të premten i ka nominuar Qeveritë e Kosovës, SHBA-së dhe e Serbisë për Nobel.
“Kam nominuar Qeverinë e SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për Paqe për punën e përbashkët për zhvillimin e paqes dhe ekonomisë, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme ndërtimi për paqen”, kishte shkruar ai në Twitter.
I have nominated the US Gov. and the governments of Kosovo and Serbia for the Nobel Peace Prize for their joint work for peace and economic development, through the cooperation agreement signed in the White House. Trade and communications are important building blocks for peace. pic.twitter.com/XuhkLbHZAV
— Magnus Jacobsson (@magnusjacobsson) September 11, 2020
© SYRI.net