Po të kishte prokurorë të vërtetë, do të vepronin menjëherë pas marrëveshjes

Po të kishte prokurorë të vërtetë, do të vepronin menjëherë pas marrëveshjes

22:27, 12/09/2020

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dha mesazhe mjaftë serioze, duke paralajmëruar se nëse ai vjen në pushtet, mund të ketë edhe arrestime në lidhje me veprimtarinë e qeverisë Hoti.

“Kjo qeveri përmes temës së Ujmanit që vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës”, tha Kurti.

Ish kryeministri akuzoi prokurorët kosovarë se në një shtet të së drejtës, që sipas tij synon të bëj VV-ja, persona të këtillë nuk do të kishin vend as në liri.

“Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës”, ka thënë Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco