Servilët paraqesin rrezik për të ardhmen politike të vendit, thotë Loshi

Servilët paraqesin rrezik për të ardhmen politike të vendit, thotë Loshi

20:09, 12/09/2020

Analisti Liri Loshi, tha se gjithnjë ka menduar se njerêzit me mendje kriminale janë problem numër një për progresin e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

Sipas tij tash mendon ndryshe. Problem numër një janë njerëzit me mendje të robit. Sepse, këta njerëz kanë qenë dhe kanë mbetur shumicë në shoqërinë tonë.

Ai shtoi se mendjet kriminale ngjet që të përmirësohen dhe t’i konvertojnë energjitë negative në ato pozitive. Mendjet e robit nuk përmirësohen kurrë. “Pronarët” e këtyre mendjeve nuk besojnë në atë që e mendojnë, nuk besojnë në atë që e flasin e as në atë që e bëjnë!

E keqja shkon më tej, këta janë virusë që përhapen me lehtësi në familjet e tyre, në lagje, fshatra, qytete dhe përgjithësisht në shoqëri.

"Mendjet e tilla i ka prodhuar pushteti i gjatë represiv serb, kurse pas çlirimit ata janë ushqyer nga komuniteti ndërkombëtar që ka joshur servilët për ta kontrolluar avansimin politik të Kosovës. Tash këta njerëz paraqesin rrezik për të ardhmen politike të vendit. Zoti na ndihmoftë", tha Loshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco