Presidenti 7 mijë euro në muaj për Walkerin si 'këshilltar'

Presidenti 7 mijë euro në muaj për Walkerin si 'këshilltar'

18:45, 12/09/2020

Nga gusht, Zyra e Presidentit Hashim Thaçi ka lidhur kontratë me Fondacionin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker për këshilla profesionale.“Walker Foundation”.

Ajo ishte themeluar nga William Walker dhe Hasan Shala në vitin 2017 ka nënshkruar një kontratë të majme me Hashim Thaçin për të dhënë këshilla.7 mijë euro neto në muaj do të paguhet ky fondacion për konsulencat që do të ia jap presidentit Hashim Thaçi.Plotë 35 mijë euro ka kushtuar kontrata për këshilla mes organizatës “Walker Foundation” dhe presidencës.

Kjo kontratë është nënshkruar në fillim të muajit gusht dhe do të jetë valide për 5 muajt e ardhshëm.Kontrata mes Hashim Thaçit dhe William Walker, ka qenë kontratë e negociuar, që do të thotë se nuk ka pasur fare thirrje publike, por palët janë marrë vesh për nënshkrimin e saj.

“Kryerësi i shërbimeve, në cilësinë e të angazhuarit, me qëllim të zbatimit të kompetencave kushtetuese të presidentit, do të ofroj ekspertizë të avancuar, në çështjet që përfshijnë por nuk kufizohen, si në vijim: Përfaqësimi i Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë, zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtete të tjera…”, janë disa prej detyrave që fondacioni i themeluar nga Walker ka për detyrë t’i kryej në shërbim të presidentin Thaçi.Kjo kontratë do të përfundoj më 31 dhjetor, por palët janë marrë vesh që kjo mund të vazhdoj edhe për 6 muaj të tjerë, varësisht prej kërkesave të zyrës së presidentit.“Për punën e kryer, kryerësi i shërbimeve do të kompesohet në shumën prej 7,000.00 Euro neto në muaj. ZPRK merr obligim për tatimin në të ardhura personale sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet tutje në kontratë.

Poashtu, nga stafi i presidencën janë përkujdesur që të mos lejojnë Walkerin të flas për llojet e shërbimeve që i ka dhënë për presidentin Thaçi.“Gjatë kohëzgjatjes së Kontratës dhe pas skadimit të saj, kryerësi i shërbimeve nuk lejohet t’i zbulojë informatat konfidenciale lidhur me detyrat e punës, lëndën e kësaj kontrate apo veprimtaritë e ZPRK-së, pa miratimin me shkrim nga Kabineti i Presidentit”, thuhet tutje në kontratë.

Në lidhje me llojin e shërbimeve konsulentë që ofron, nuk kanë dashur të flasin as nga “Walker Foundation”.Hasan Salihu, Drejtor Ekzekutiv i këtij fondacioni tha  se për shkak të llojit të kontratës llojet e shërbimeve duhet t’i mbajnë të fshehta.

“Kushtet e kontratës na obligojnë që t’i mbajmë këto informata në konfidencialitet! Prandaj përgjigjen për këtë pyetje ua rekomandojmë të ia adresoni Zyrës se Presidentit!”, është përgjigjur Salihu kur është pyetur se çfarë lloj këshillash dhe sa këshilla ia kanë dhënë Presidentit deri më tani.“Zakonisht të gjitha raportet/këshillat dhe veprimet tjera profesionale i përgatit Ambasadori William Walker”, thotë Salihu për Kallxo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco