Osmani ngushëllon familjen e gazetarit, Sulejman Gashi

Osmani ngushëllon familjen e gazetarit, Sulejman Gashi

10:41, 12/09/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e gazetarit Sulejman Gashi, për vdekjen e tij.

Përmes një njoftimi, Osmani u shpreh se ikja  e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe për të gjithë.

Ajo tha se veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën.

Lexoni më poshtë telegramin e plotë:

E nderuar Familje Gashi,

Ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe jo vetëm për ju, por për gjithë Kosovën, e posaçërisht për komunitetin e gazetarëve. Ai ishte njeriu, i cili kapërceu dimensionin e të qenit vetëm gazetar. Veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën! Familjes dhe komunitetit të gazetarëve, ngushëllime. Sulejman Gashi u prehtë në paqe!?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco