Hasani: Është për të ardhur keq që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Deçanin, është pjesë e marrëveshjes nga Washingtoni

Hasani: Është për të ardhur keq që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Deçanin, është pjesë e marrëveshjes nga Washingtoni

10:07, 12/09/2020

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka në një debat të organizuar nga KoSSev ka thënë se është për të ardhur keq që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Deçanin është pjesë e marrëveshjes nga Washingtoni, duke shtuar se ruajtja e trashëgimisë fetare është një angazhim i vjetër.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nënshkruan dy dokumente të ndara me titull “Normalizimi ekonomik” në 4 shtator në Washington, transmeton Indeksonline.

Dokumentet që përmbajnë 16 pika kanë krijuar shumë polemika në dy vendet, veçanërisht ato që lidhen me marrëdhëniet midis dy palëve me Izraelin, të cilat përfshijnë hapjen e ambasadave të Serbisë dhe Kosovës në Jeruzalem dhe njohjen reciproke të Izraelit dhe Kosovës.

Sidoqoftë, njëra nga pikat është se Kosova është e detyruar të respektojë vendimet e organeve të veta gjyqësore.

“Sa i përket ruajtjes së trashëgimisë fetare, ai është obligim i Kosovës, i cili u mor përsipër nga Kushtetuta, Ligji për Komunitetet Fetare dhe Ligji për Zonat e Veçanta. Kjo tashmë është në fuqi, madje edhe pa këto dokumente, me vetë aktin e shpalljes së pavarësisë, Kosova ka ndërmarrë një detyrim ndërkombëtar për të mbrojtur të gjitha komunitetet. Është për të ardhur keq që kjo dispozitë është atje, sepse ekziston një vendim i gjykatës kushtetuese për tokën e Deçanit”, tha Hasani.

Mosrespektimi i dispozitave të Kushtetutës së Kosovës në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve është një ankesë e shpeshtë e komunitetit serb në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco