Spahiu: Në Washington është bërë një pazar ku përfitimin më të madh e ka korrur Trumpi

Spahiu: Në Washington është bërë një pazar ku përfitimin më të madh e ka korrur Trumpi

17:34, 10/09/2020

Analisti Nexhmedin Spahiu e ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Syri.net Kosova.

Soahiu e ka quajtur gjithë këtë ngjarje si një pazar që sipas tij përfitimin më të madh e ka korrë Donald Trump, që ka fituar zemrat e lobit hebre, si lobit  vendimtar se kush fiton garën për President.

Ndërkaq sipas tij përfituesi i dytë është Amerika që mori premtimin e Serbisë për t'u larguar me rusët e kinezët.

Në një postim në Facebook, ai ka radhitur përfituesit e kësaj ngjarje qe sipas tij, tani Kosova pas 21 viteve keqqeverisjeje, krim e korrupsion, nuk ka mundur të pres më shumë se një asht të tillë.

Postimi i plotë:

Në Washington është bërë një pazar ku përfitimin më të madhe e ka korrë Donald Trump, që ka fituar zemrat e lobit hebre, si lobit  vendimtar se kush fiton garën për President. Përfitues i dytë është Amerika që mori premtimin e Serbisë për t'u larguar me rusët e kinezët. Përfitues i tretë është Izraeli që fitoi dy ambasada tjera në Jeruzalem. Përfitues i 4-të është  Serbia që përfitoi tregun në Ballkanin Perëndimor, dmth mori zotimin amerikan se do të jetë baba i Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë  duke mos i dhënë  njohjen Kosovës njëherë për njëherë (më vonë do të jetë e detyruar). Ndërsa  përfituesi i pestë është Kosova që fitoi njohjen nga Izraeli me çmim tejet tejet të lartë (Acarim të marrëdhënieve me  vendet më shumicë myslimane për shkak të Jerusalemit). Tani Kosova pas 21 viteve keqqeverisjeje, krim e korrupsion, nuk ka mundur të pres më shumë se një asht të tillë. Për këtë nuk ia ka askush fajin, dhe nuk ka pasur rrugëdalje tjetër pos të nënshkruaj atë që nënshkroi A.Hoti. Reagimi i Albin Kurtit nuk ka ndonjë vlerë.  E mira do t'ishte që ai të mos i acaronte amerikanët sa ishte kryeministër.  Sot ai  do t'ishte kryeministër dhe ashti në Ëashington për Kosovën do t'ishte më i madh, e ndoshta edhe me ndonjë cikël mish.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco