Abazoviq: Bie qeveria, nëse shkelen pikat për Kosovën dhe NATO-n

Abazoviq: Bie qeveria, nëse shkelen pikat për Kosovën dhe NATO-n

17:29, 10/09/2020

Bartësi i listës “E bardha në të Zezë”, Dritan Abazoviq në një intervistë për revistën javore në Serbi NIN ka thënë se është e pamundur të futet në kokat dhe zemrat e njerëzve dhe të ndryshohen ndjenjat e tyre kur është pyetur nëse njohja e Kosovës dhe NATO-ja do të bëhen çështje kontestuese në koalicionin e ri që mund të udhëheq qeverinë në Podgoricë.

Abazoviq ka thënë po ashtu se qeveria që përbëhet nga tri listat e opozitës fituese mund të bie nëse thyhet marrëveshja e përbashkët.

“Unë pres nga ata që duan të jenë pjesë e marrëveshjes që të respektojnë marrëveshjen. Nëse hipotetikisht ajo nuk përmbushet, qeveria do të bie. Fund i diskutimit. Politikanët e përgjegjshëm i qëndrojnë prapa marrëveshjes. Me koston e krizës politike”, tha Abazoviq për NIN.

Duke folur ndër të tjera për disa çështje, siç janë ajo e Kosovës dhe NATO nëse do të bëhen tema të diskutimit, ai tha se “Është e pamundshme për të hyrë në kokat dhe zemrat e njerëzve, dhe të ndryshojmë atë që ata ndiejnë”. “Të mendosh ashtu është amatorizëm”, tha ai.

“Por kjo nuk do të thotë që është e pamundshme për t’u pajtuar në parimet e formimit të një qeverie të re”, tha Abazoviq, i cili dje nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me dy liderët tjerë opozitarë, Zdravko Krivokapic dhe Aleksa Becic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco