Ambasadori izraelit në Tiranë: Shpejt hapim ambasadën në Prishtinë

Ambasadori izraelit në Tiranë: Shpejt hapim ambasadën në Prishtinë

17:25, 10/09/2020

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka deklaruar se Izraeli brenda një kohe të shkurtër do ta hapë ambasadën në Prishtinë, por, sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë menjëherë pas njohjes, shkaku i procedurave të Ministrisë së Jashtme.

Diplomati izraelit, në një intervistë për Vizion Plus, ka porositur se secila marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë paraqet një hap tejet pozitiv, pasi që mund t’i zgjidhë problemet që ekzistojnë në Ballkan tash e sa kohë.

“Ne e çmojmë dhe e mbështesim një gjë të tillë. Është fakt se për Izraelin një pjesë e kësaj marrëveshjeje është tejet e rëndësishme, pasi që të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, kanë premtuar dhe kanë nënshkruar se ambasada e tyre do të vendoset në Jerusalem. Në rastin e Serbisë ajo do të zhvendoset prej Tel Avivit në Jerusalem, e në rastin e Kosovës, ajo do të hapet në Jerusalem”, ka thënë ambasadori izraelit.

I pyetur se kur pret njohje midis Izraelit dhe Kosovës, ai ka theksuar se një gjë e tillë do të duhet të ndodhë gjatë javëve në vijim.

“Duhet të ndodhë në javët e ardhshme. Do të jetë afër, ky është opinioni im, por ende nuk ka një datë”, ka thënë ai.

Ambasadori Noah Gal Gendler edhe pse i rezervuar për kërcënimet e ardhura nga Beogradi se nuk do zhvendosë ambasadën ne Jerusalem nëse njohin Kosovën, i kujton firmën e hedhur mbi marrëveshje.

“Nuk e di nëse e kanë thënë apo jo këtë gjë, por nuk e kuptoj logjikën pas kësaj, sepse kjo është marrëveshja. Nëse dëshiron ta përmbushësh atë, duhet ta bësh”, ka deklaruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco