Selimi takohet me Metën, biseduan për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit

Selimi takohet me Metën, biseduan për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit

16:31, 10/09/2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuat me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Ata biseduan për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit.

“Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë”, u shpreh Selimi.

Njoftimi i plotë:

Nder i madh të takoja sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Bashkëbisedim i hapur për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit, duke vlerësuar poashtu se uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë. 

Nder i madh të takoja sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Bashkëbisedim i hapur për zhvillimet e...

Posted by Selim Selimi on Thursday, September 10, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco