Është absurd ky mjerimi/ Ka shumë potencial për të ardhmen

Është absurd ky mjerimi/ Ka shumë potencial për të ardhmen

14:32, 10/09/2020

Studime të shumta pajtohen që progresi i shteteve, përfshirë këtu integrimin evropian, varen nga cilësia e administratës dhe ekspertizës, thotë kryetari i LVV-së Albin Kurti.

Ai shtoi se si në Frankfurt kur mbajti fjalim në një konferencë ndërkombëtare të investitorëve dhe menaxhimit ashtu edhe në Mynih ku e pritën zyrtarë e deputetë bavarez, takoi edhe shumë djem e vajza shqiptare që kanë përfunduar universitetet gjermane dhe po ngriten me shpejtësi në karrierë në lëmi të ndryshme.

"Kemi aq shumë potencial për të ardhmen. Është absurd ky mjerimi i tanishëm", tha ish kryeministri Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco