Limaj takon shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit

Limaj takon shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit

14:11, 10/09/2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë, si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Limaj ka vlerësuar kontributin e EULEX-it jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë.

I pari i Nismës Socialdemokrate theksoi rëndësinë që ky mision të vazhdojë të ndihmojë edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.

Shefi i EULEX-it u zotua se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco