Qeveria nuk po mendon për mbrojtjen e fëmijëve nga pandemia

Qeveria nuk po mendon për mbrojtjen e fëmijëve nga pandemia

11:29, 10/09/2020

Gjatë kësaj jave prindërve i janë shpërndarë rregullat e fillimit të vitit të ri shkollor në kushte pandemie.

Në njërën nga këto rregulla thuhet:  "Prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre"!

Albulena Haxhiu nga LVV-ja thotë se a kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte! 

Sipas saj ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje.

"Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, Qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta", pyet Albulena Haxhiu. 

Ai shtoi se po bëhen 6 muaj prej kur është ndërprerë mësimi fizik dhe padyshim që kjo ka ndikuar tek fëmijët dhe në këto rrethana sa shumë e vlefshme për fëmijët, sidomos ata të mësimit fillor do të ishte që shteti të paktën në fillim t'ia dhuronte një pako me dezinfektues e maskë mbrojtëse shumë përdorimëshe! 

Por jo, ata kujdesen veq për veten dhe njerëzit e tyre e përreth tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco